Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur ditën e mërkurë në Prizren.
Policia bën të ditur se në rrethana të pa njohura është gjetur pa shenja jete një person.
“Raportohet se në rrethana të pa njohura është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku. Trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 14:50./Telegrafi/