Site icon Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një person në Prizren.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, viktima mashkull është gjetur në bodrumin e shtëpisë së tij, transmeton Telegrafi.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar  në bodrumin e shtëpisë së tij ishte gjetë pa shenja jete për të cilin ka raportuar  dëshmitari vëllai i viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës . Në vendin e ngjarjes është gjete dhe sekuestruar një armë zjarri. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e diele rreth orës 15:00./Telegrafi/

Exit mobile version