Një person është gjetur pa shenje jete në një ndërtesë.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21:30, në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë.
Sipas raportit policor, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/