Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

Foto: Arkiv/Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij dhe dyshohet se i njëjti të ketë bërë vetëvrasje.

Rasti ka ndodhur të premten në orën 13:50 në Prishtinë.

“Është raportuar se viktima mashkull  kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, dyshohet se i njëjti të ketë bërë vetëvrasje”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është marrë nga njësiti i mjekësisë ligjore për obduksion.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/