Një person pa shenja jete është gjetur ditën e mërkurë në Prishtinë.
Siç njofton Policia, viktima mashkull është gjetur pa shenja jete ne banesën e tij.
“Më 18.08.2021 në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti në hetime”, njofton Policia. /Telegrafi/