Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete dje në Prishtinë.

Rastin e ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh. Viktima ishte mashkull, dhe trupi i tij është dërguar për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/