Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.
“Rreth orës 16:00 është marrë informata për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën ‘Fazli Grajçevci’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipa mjekësore emergjente e cila ka konstatuar se trupi i një mashkulli rreth 70-vjeç është pa shenja jete”, theksoi ai.
Borovci pohoi se aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat që e karakterizojnë rastin. /Telegrafi/