Një person pa shenja jete është gjetur ditën e enjte në Prishtinë.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësorë, transmeton Telegrafi.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.
Rasti është në procedurë hetimore./Telegrafi/