Policia e Kosovës ka bërë ditur se është gjetur pa shenja jete një person në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:55.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Lidhur me rastin trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga mjekësia ligjore”, thuhet në raportin policor.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/