Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:11.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/