Site icon Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

Foto: Ilustrim

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e enjte në Pejë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 21:08.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë dhe prokurori, me urdhërin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version