Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete nga gruaja e tij në një objekt përcjellës në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti thuhet se ka ndodhur të premten rreth orës 19:20 në fshatin Cërrnicë, në Gjilan.

Është raportuar se viktima mashkull  kosovar është gjetur pa shenja jete nga gruaja e tij, në një objekt përcjellës në oborrin e shtëpisë së ti. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi. /Telegrafi/