Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në Novobërdë

Foto: Arkiv

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:00, në Novobërdë.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/