Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 20:31.
Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/