Një person pa shenja jete është gjetur ditën e diel në Mitrovicë.
Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 20:03, transmeton Telegrafi.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vend-ngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia ka theksuar se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në obduksion. /Telegrafi/