Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në Klinë

Foto: Ilustrim

Një person pa shenja jete është gjetur në fshatin Gjurgjevik i Vogël të Klinës.

Policia njofton se viktima është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë, transmeton Telegrafi.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe dyshohet se vdekja ka ardhë nga plaga e marrë nga arma e gjuetisë. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, policia bën të ditur se në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me pesë fishekë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Telegrafi/