Policia e Kosovës ka raportuar se viktima mashkull është gjetur pa shenja jete.
Rasti ka ndodhur në komunën e Kamenicës dje rreth orës 16:30. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/