Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Istog.
Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij, ishte gjetur pa shenja jete nga dëshmitari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. /Telegrafi/