Site icon Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në Istog, rasti po hetohet

Foto: Arkiv

Raportohet se një person ishte gjetur pa shenja jete, në Istog.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:00.

Tutje në raport thuhet se njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ishte pa shenja jete. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version