Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:55 në fshatin Prekallë të Istogut, është gjetur pa shenja jete një person.
Sipas policisë viktima mashkull është gjetur afër shtëpisë së tij.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete afër shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve viktima kishte dalë për të kërkuar bagëtinë”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/