Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e diel në Gjilan.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:00, transmeton Telegrafi.

“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima ka pasur probleme shëndetësore në zemër”.

Policia shton tutje se me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit./Telegrafi/