Site icon Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në Fushë Kosovë

Një person i kombësisë serbe, i cili ishte raportuar në Policinë e Kosovës si i zhdukur është gjetur pa shenja jete në një fushë të hapur (livadh).

Ngjarja ka ndodhur më 05.01.2019 në fshatin Henc, Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

 

 

Exit mobile version