Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Ferizaj.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 09:00.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësorë i emergjencës, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, njofton policia.
Trupi i pajetë i viktimës pas shikimit të vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit ju ka liruar familjarëve për ceremoni mortore. /Telegrafi/