Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një person në Ferizaj, shtetas i Malit të Zi.
Rasti është raportuar të enjten, në orën 16:37.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull, shtetas i Malit të Zi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe një ekip i emergjencës, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës nuk ka shenja jete”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante. /Telegrafi/