Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në Drenas

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Drenas është gjetur pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 22:02.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.  Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, prokurori shtetit dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për procedura mortore. /Telegrafi/