Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në Drenas

Foto: Ilustrim

Mbrëmjen e së dielës, në orën 20:12 një person pasi është dërguar në QKMF, mjeku ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete dhe i njëjti është dërguar në QKMF Gllogoc ku nga mjeku është konstatuar se i njëjti kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Derisa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion./Telegrafi/