Një person pa shenja jete është gjetur ditë e shtunë në një lokal në Dragash.
Policia njofton se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Dragash 24.06.2023 – NN. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në lokalin e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia. /Telegrafi/