Një lajm i trishtë vjen nga Gjilani, pasi policia ka raportuar për zbulimin e një trupi të pajetë në bodrumin e një ashensori në një ndërtesë në rrugën Gjilan-Kamenicë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit Ismet Hashani konfirmoi se trupi i pajetë është gjetur në bodrumin e një ashensori, derisa prokurori me urgjencë ka dale në vendin e ngjarjes.
“Ju njoftoj se me datë 26.02.2024 rreth orës 22:37, policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan -Kamenicë është vërejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Hashani.
Prokurori i shtetit është informuar dhe ka urdhëruar dërgimin e trupit në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetimet janë në rrjedhë për të zbuluar shkakun dhe rrethanat e vdekjes së personit në fjalë.
Qytetarët janë të shqetësuar dhe presin për zbardhjen e këtij ngjarjeje tragjike./Telegrafi/