Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete një grua në Gjakovë.
Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 09:12, në rrugën “Beqir Kastrati”.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/