Site icon Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua, shtetase e Serbisë është gjetur pa shenja jete në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 22:00.

“Policia është informuar se pacientja femër shtetase e Serbisë është gjetur pa shenja jete”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version