Site icon Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një grua në Drenas

Foto: Ilustrim

Një grua pa shenja jete është gjetur ditën e diel në Drenas.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes transmeton Telegrafi.

“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, bëhet e ditur në njoftim./Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version