Site icon Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një femër në Suharekë  

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj një femër.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 18:15 në Suharekë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e saj.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/

 

Exit mobile version