Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një femër në Prizren

Forensic investigator working at a crime scene

Në Emergjencën e spitalit rajonal në Prizren është dërguar trupi i pajetë i një femre.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:40 në fshatin Mazrek, Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ishte raportuar si e zhdukur dhe më vonë është gjetur nga fqinji në afërsi të shtëpisë.

“Raportohet se në Emergjencën e spitalit rajonal është sjellë trupi i pajetë i viktimës femër K-Shqiptare. Viktima sot ishte raportuar si e zhdukur dhe më vonë është gjetur nga fqinji në afërsi të shtëpisë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/