Një femër është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:30 në rrugën “Hajdar Shala”, në Prizren.
Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.
“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/