Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete në femër në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të enjten në orën 11:50.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktimën femër kosovare, për të cilën e njëjta ishte kujdesur. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. /Telegrafi/