Policia ka njoftuar se dje rreth orës 12:10 në Prishtinë është gjetur pa shenja jete një femër.
Sipas policisë viktima kishte qenë duke jetuar e vetme dhe është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Njësitet policore, ekipi mjekësor dhe prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/