Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një femër në Obiliq.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 08:55.
“Është raportuar se viktima femër kosovare në banesën e saj është gjete pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/