Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një femër në Klinë, rasti nën hetim

Foto: Ilustrim

Një person (femër) është gjendur pa shenja jete në një banesë në Klinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 09:18.

Tutje bëhet e ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Është raportuar se në një banesë një person dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë policore së bashku me njësitin e Qendrës se Mjekësisë Familjare kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima femër kosovare është pa shenja jete”, thuhet në raport.

Tutje sipas raportit bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes po ashtu ka dal edhe prokurori i shtetit, me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/