Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Rasti ka ndodhur në Gjilan, të hënën në ora 12:55.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/