Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Rasti ka ndodhur të enjten në orën 10:06 në Deçan.
“Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/