Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga rasti ku një 69 vjeçar u gjet pa shenja jete në Gjilan. Sipas policisë rasti është cilësuar si “vetëvrasje”.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:50.
“Një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ndryshe mbrëmë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani deklaroi se nga hetimet e para personi në fjalë dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.
“Me datën 11.02.2025, rreth orës 15:05, kemi pranuar informacionin se në qytetin e Gjilanit në oborrin e një shtëpie ishte një person i shtrirë në tokë. Pas daljes në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se bëhet fjalë për një person mashkull kosovar i vitit të lindjes 1956 i cili dyshohet se kishte kryer vetëvrasje. Afër trupit të viktimës është gjetur një armë zjarri dhe një gëzhojë me të cilën dyshohet se personi të ketë kryer aktin. Nga mjeku kujdestar në vendngjarje është konstatuar se viktima është pa shenja jete”, tha ai. /Telegrafi/