Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes në Fushë Kosovë.
Sipas policisë të hënën rreth orës 11:00 është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull Kosovar.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/