Site icon Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Ferizaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 31 gusht 2024 në Ferizaj, ku një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas informatave të Policisë, viktima jetonte me djalin dhe gruan e tij.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Pas konsultimit me prokurorin, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’u kryer obduksioni.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj vdekjeje. Deri më tani, nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me shkaqet e mundshme të vdekjes./Telegrafi/

Exit mobile version