Një 66-vjeçar është gjetur sot në orët e paradites pa shenja jete në Prizren.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Me datë 23.08.2024, rreth orës 07:30 është raportuar se një person mashkull i moshës 66 vjeç është gjetur pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët e emergjencës. Policia ka dal në vend ngjarje dhe ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes”, ka thënë Bytyqi, raporton kp.
Sipas Bytyqi, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Ndërsa nga policia është hapur rast ‘Hetim i vdekjes’.