Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një 60 vjeçar në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 13:11 në rrugën “Murat Mehmeti” në Prishtinë, është gjetur pa shenja jetë një 60 vjeçar.

Sipas policisë viktima dyshohet se ka jetuar i vetëm.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekëses Ligjore për obduksion. /Telegrafi/