Site icon Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një 60 vjeçar në Gjilan, dyshohet se kreu vetëvrasje

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka njoftuar se rreth orëve të hershme të mëngjesit ka pranuar një informatë se në një lagje të qytetit të Gjilanit në rrugë është një person i shtrirë.

Njësitet policore relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ekipi e emergjencës së bashku me mjekun kujdestar i cili në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit me inicialet A.G. (60 vjeçar).

“Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur një armë zjarri afër trupit të viktimës dhe sipas hetimeve të para dyshohet për rast vetëvrasje.

Hetimet në lidhje me rrethanat e rastit janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version