Një femër e moshës 33 vjeçare është gjetur pa shenja jete në një banesë private në Istog.
Lajmin për Telegrafin ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:05. Policia është informuar, rasti ka ndodhur në Istog në një banesë private, një viktimë e gjinisë femërore e lindur në vitin 1987 ka qenë pa shenja jete”, ka thënë Ibraj.
Ibraj ka shtuar se njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes, mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Ai ka theksuar se rasti është duke u hetuar si “hetim i vdekjes” dhe se është njoftuar prokuroi.
“Prokurori me gjasë do të japë vendim që trupi i viktimës të dërgohet në QKUK për obduksion”, ka thënë Ibraj. /Telegrafi/