Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë, një mashkull është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës.
Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij, dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion me vendim të prokurorit.
Hetimet janë duke vazhduar për të zbuluar shkakun e vdekjes. /Telegrafi/