Telegrafi

Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj një femër në Prishtinë

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka gjetur pa shenja jete një femër brenda shtëpisë së saj në Prishtinë.

Përmes raportit, nga policia kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Rrugën “Ismail Dumishi” të premten pasdite.

“Rr. Ismail Dumoshi, Prishtinë 25.02.2022 – 16:40. Raportohet se në shtëpinë e saj, është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/