Site icon Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Uruqi”, në Gjilan, të mërkurën në 04:07.

“Raportohet se viktima mashkull  kosovar  është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë se tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version